Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studiuesit arrijnë në përfundimin shokues: Drita e celularit mund t’ju lërë të verbër!

Studiuesit arrijnë në përfundimin shokues: Drita e celularit mund t’ju lërë të verbër!
August 10
12:29 2018

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi tronditëse që mund të provojnë  se drita e ekranit nga telefonat inteligjentë, laptopët dhe pajisjet e tjera dixhitale, dëmton vizionin dhe mund të përshpejtojë verbërinë.

Studiuesit nga Universiteti i Toledos në SHBA kanë zbuluar se ekspozimi i zgjatur ndaj dritës blu shkakton molekula helmuese që do të gjenerohen në qelizat e ndjeshme ndaj syrit që mund të shkaktojnë “shkatërrim” makular – një gjendje e pashërueshme që ndikon në pjesën e mesme të shikimit. Drita, e cila ka një gjatësi më të shkurtër dhe më shumë energji në krahasim me ngjyrat e tjera, mund të shkaktojë dëme gradualisht në sy.

“Shkatërrimi makular”, i cili prek rreth 2.4% të popullsisë së rritur në Britani të Madhe, është një çregullim i zakonshëm mes atyre në të ’50-at dhe ’60-at, gjë që rezulton në humbje të dukshme të shikimit tek këta persona. Mirëpo, me teknologjinë e avancuar dhe shikimin tonë gjithnjë ndaj ekraneve e dritës që ato tejçojnë, ky çregullim ka filluar të prekë njerzit që prej moshës 30-vjeçare, detaj ky që sigurisht ka alarmuar mjekët përkatës.

Për ata që duan të mbrojnë sytë nga drita sa janë në kohë për ta bërë këtë gjë, Dr Karunarathne këshillon të mbajnë syze optike që mund të filtrojnë dritën UV dhe të shmangin shfletimin në telefona ose tablet sidomos në errësirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje