Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi – Ushqyerja e mirë tek fëmijët ka efekt tek rezultatet e tyre në shkollë

Studimi – Ushqyerja e mirë tek fëmijët ka efekt tek rezultatet e tyre në shkollë
September 15
13:57 2016

Një dietë e mirë tek fëmijët bën që këta të fundit të kenë një performancë më të mirë në shkollë, sidomos tre vitet e para të shkollimit.

Studimi mori rreth 161 fëmijë të moshave 6 deri në 8 vjeç dhe duke analizuar ushqyerjen e tyre ditore dhe mënyrën se si  përthithin informacionin në shkollë. Në fund të studimit, u arrit në rezultatin se fëmijët që konsumonin perime, fruta dhe peshk, merrnin nota shumë më të mira në provime se sa pjesa tjetër e fëmijëve.

Pjesa ku ushqyerja ndikonte direkt ishte leximi i librave. Fëmijët që kishin një dietë të pasur me produkte të shëndetshme lexonin më shumë dhe nuk lodheshin krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët lodheshin së tepërmi duke lexuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje