Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi suedez: Mos punoni në këto orare, dëmtoni seriozisht trurin!

Studimi suedez: Mos punoni në këto orare, dëmtoni seriozisht trurin!
June 23
17:38 2016

Pra ju u zgjuat sot shumë herët dhe vendosët të filloni punën që në orën 5.00 të mëngjesit. Mendoni se kjo është një zgjidhje e mirë sepse e keni gjithë ditën përpara? Kujdes, jeni duke krijuar dëmtime serioze në tru!

Studimi i ri në Suedi ka treguar se të gjithë punonjësit që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë orarit tipik 9-17.00 kanë shanse të larta për të dëmtuar trurin. Këto dëmtime kanë të bëjnë më proceset e trurit lidhur me: kontrollin, gjuhën, aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe gjykimit – të gjitha këto të rëndësishme jo vetëm për rutinën tuaj ditore, por sidomos për punën.

Duhet të kujtoni se njerëzit funksionojnë në bazë të një “ore të brendshme”, çka do të thotë se çdo aktivitet i vrullshëm pune përtej orës 17.00 nuk ju lejon të bëni një gjumë të thellë, duke shkaktuar kështu probleme të mëdha me orarin e gjumit dhe gjithë pasojat negative që ka mungesa e tij.

Pjesa më alarmante e këtij studimi është se sa më shumë të punoni në orë të papërshtatshme aq më shumë e dëmtoni trurin tuaj. Megjithatë, nuk jeni kurrë vonë për t’iu rikthyer rutinës normale të punës. Në eksperimentin e këtij studimi, punonjësit që kthyen rutinën e tyre në normalitet, pas 5 vitesh, kishin të njëjtën performancë truri me ata që kanë ndjekur gjithnjë një regjim të rregullt pune.

Shperndaje