Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kjo është e vërteta e njerëzve që thonë se u mjafton pak gjumë për të qenë në formë

Studimi: Kjo është e vërteta e njerëzve që thonë se u mjafton pak gjumë për të qenë në formë
September 17
11:13 2016

Mund ta keni dëgjuar shumë herë që persona të caktuar thonë se u duhen shumë pak orë gjumë për të qenë në formë të nesërmen, mirëpo sipas një studimi nga Universiteti i Utah-s, ju nuk duhet të ndiheni xhelozë pasi pikërisht këta persona që thonë kështu janë në fakt ata që lodhen më tepër nga sa mendoni.

Për këtë studim u mblodhën rreth 800 njerëz dhe analizuan lidhjen midis orëve të gjumit që bënin dhe produktivitetit që shfaqnin. Studiuesit zbuluan se personat të cilët tregonin se u mjaftojnë më pak se 6 orë gjumë kanë të njëjtin funksionim të trurit sikur të ishin nën efektin e alkoolit.

Por diçka tjetër me rëndësi është që edhe gjumi të bëhet i saktë. Sepse nëse ju bëni 9 orë gjumë, por ky i fundit është me ndërprerje dhe aspak i mirë, atëherë do të keni të njëjtën gjendje sikur të kishit bërë 5 orë gjumë.

Për të gjithë ata që mendojnë se janë mjaft aktivë vetëm me 5 orë gjumë, sipas Dr. Williams, duhet me patjetër ta mësojnë veten për një periudhë 2 – javore të bëjnë më shumë gjumë se zakonisht për të mësuar trupin me një rutinë tjetër.

Gjithashtu ata që e dinë që bëjnë pak gjumë, por sërish flenë pak, duhet të evitojnë në maksimum kontaktin me pajisje elektronike përpara se të flenë si dhe dritën e fortë. /Blitz.al/

Shperndaje