Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kërcënimi i shëndetit nga sheqeri nënvlerësohet në masë nga njerëzit

Studimi: Kërcënimi i shëndetit nga sheqeri nënvlerësohet në masë nga njerëzit
November 06
10:52 2016

Një studim i ri ka treguar se sheqeri rrit presionin e gjakut, ka efekt të drejtpërdrejtë te sëmundjet e zemrës dhe ju bën të shtoni në peshë. Megjithatë, edhe pse këto janë të testuara dhe provuara nga mjekët përkatës, sërish ka një dyshim te njerëzit lidhur me këto pasoja negative që ka konsumimi i sheqerit.

Sheqeri është kërcënim më i madh nga ç’mund të mendojnë disa, sepse nuk ka rëndësi nëse metabolizmi ynë bën që të shtojmë apo jo peshë kur përdorim sheqer, të gjithë jemi më tepër të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës kur e përdorim sheqerin.

Ky studim u krye nga Dr. Robert Lustig, i cili është edhe përgjegjës në një klinikë pediatrie. Ai tha se 43 fëmijë obezë patën një ndryshim drastik vetëm duke hequr sheqerin nga dieta e tyre. Edhe pse doktorët i kanë dhënë të njëjtën masë kalorish, sërish metabolizmi i tyre dhe prirja drejt diabetit ndryshoi për 10 ditë vetëm nga mungesa e sheqerit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje