Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i ri: Anoreksia mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial

Studimi i ri: Anoreksia mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial
April 24
14:27 2016

Mundet që anoreksia, e përhapur gjerësisht në botë, të shkaktohet nga baktere që sulmojnë sistemin imunitar e më pas trurin, duke u bërë shkak për ndjenja të tilla si neveria. Është hera e parë që flitet se shkak mund të bëhet një infeksion fizik, përkundër këndvështrimit tradicional që zakonisht ka fajësuar faktorët psikologjikë, mjedisorë dhe socialë.

Sipas doktorit Quenton Wessels, i Universitetit të Lancasterit, sëmundja nis kur trupi ndeshet me disa baktere të caktuara, të cilat sulmojnë pjesët e shëndetshme të trupit. “Sistemi imunitar i përgjigjet diçkaje që është e huaj duke prodhuar një antitrup i cili më pas sulmon diçka tjetër”, – shprehet ai. Auto-antitrupat që veprojnë në sistemin limbik të trurit mund të shkaktojnë emocione ekstreme, duke përfshirë neveri dhe frikë.

Këto ndjenja hasen më tepër te vajzat adoleshente, me ide të përcaktuara rreth formave ideale të trupit. Hulumtimet e kryera sugjerojnë se dy sindromat, IBS (Irritable Bowel Syndrome) dhe CFS (Chronic Fatigue Syndrome), që thuhet se kanë patologji të ngjashme, mund të kenë origjinë bakteriale. Konkretisht, IBS nis me diarre, ndërsa CFS mund të shkaktohet nga hepatiti viral.

Sipas disa ekspertëve mjekësorë, faktorët psikologjikë mund të ndikojnë në anoreksi, por nuk mund të jenë shkaku kryesor. Nëse provohet se anoreksia shkaktohet nga infeksioni bakterial, hipoteza do të mundësonte shtigje të reja për mjekim, kërkime shkencore dhe kura që do të përdoreshin për trajtim. Tashmë, ekipi që ka parashtruar këtë studim, dëshiron të testojë teorinë e tij te kafshët.

Etiketimet
Shperndaje