Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Valët e wireless-it në telefonin tuaj shkaktojnë këtë sëmundje…

Studimi i fundit: Valët e wireless-it në telefonin tuaj shkaktojnë këtë sëmundje…
May 30
15:43 2016

25 milionë dollarë janë investuar për një studim në SHBA mbi zbulimin e ndonjë lidhjeje të mundshme midis ekspozimit të vazhdueshëm ndaj valëve të wireless-it në celularët tonë dhe kancerit. Rezultatet nuk janë aq pozitive!

Ky studim është kryer duke eksperimentuar te kafshët, specifikisht lepujt. Studiuesit i kanë lënë lepujt të ekspozuar ndaj valëve të telefonit që lidhen me internetin për një kohë relativisht të njëjtë me kohën mesatare që një person kalon duke përdorur celularin (dhe duke naviguar në internet) brenda një dite.

Grupi që zbatoi planin e gjetjes së kësaj lidhjeje midis kancerit dhe valëve të telefonit theksoi se ky ishte studimi më i detajuar që është bërë ndonjëherë lidhur me mundësinë e krijimit të kancerit si pasojë e valëve të telefonit, sepse të dhënat kanë qenë të sakta. Lepujt kanë qëndruar pranë valëve të telefonave të lidhur me internetin për 9 orë dhe pas disa ditësh studim u pa se lepujt kishin një rritje të dukshme të qelizave të sëmura në trup, sidomos qelizat e trurit dhe ato pranë zemrës.

Sipas studimit, valët e telefonit të lidhura me internetin ndikonin direkt në stimulimin e qelizave kanceroze në trup, te lepujt meshkuj më tepër sesa te lepujt femra. Pritet që i njëjti grup studimor, pas rezultateve shokuese të mbledhura, të eksperimentojë te njerëzit, sepse disa kundërshtues së këtij studimi thanë se eksperimentimi te lepujt dhe gjetjet tek ata nuk janë të njëjta me ato të njerëzve.

Sigurisht, në fund të raportimit të këtij studimi, studiuesit janë të mendimit se edhe pas publikimit të këtyre rezultateve kjo nuk do të thotë se njerëzimi duhet të bëjë hapa prapa duke mos përdorur wireless-in në telefonat e tyre, por ajo çka duhet bërë është marrja e masave për të mos i pasur valët e telefonit pranë aparatit dëgjues dhe sidomos pranë zemrës (në rastet kur na zë gjumi me celularin mbi pjesën e stomakut). Një tjetër parandalim mund të jetë përdorimi i kufjeve dhe mbajtja larg e telefonit gjatë gjumit.

(Studimi është kryer nga National Toxicology Program)

 

Komento
Shperndaje