Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Skleroza mund të kurohet me anë të përgjysmimit të kalorive në dietën ditore

Studimi i fundit: Skleroza mund të kurohet me anë të përgjysmimit të kalorive në dietën ditore
May 28
13:49 2016

Një studim që po merret kryesisht me gjetjen e një kure për shërimin e sklerozës ka dalë në përfundimin se në fakt zgjidhja e këtij problemi mund të mos jetë aq e vështirë nga sa është dukur për një kohë të gjatë sepse është gjetur që një ndryshim në rutinën ditore të të ngrënit mund të përmirësojë shumë kujtesën.

Studiuesit kanë eksperimentuar vetëm me një grup të vogël njerëzish, por janë entuziastë nga rezultatet aq sa pritet ta zgjerojnë këtë rreth eksperimentimi te një shumicë e njerëzve që vuajnë nga skleroza. Regjimi që është përdorur në eksperimentim konstaton me reduktimin gati në gjysmë të kalorive që konsumohen gjatë ditës. Por ky përgjysmim nuk duhet të ndiqet në mënyrë konstante pa ndalim, por vetëm 3 ditë për çdo 7 ditë të javës.

Edhe pse akoma nuk është ende e qartë nga ana mjekësore se cilat janë shkaqet e sklerozës, ajo çka dihet me siguri është se sistemi imunitar sulmon veshjen mbrojtëse të qelizave nervore të trurit dhe shtyllës kurrizore çka më pas jep rrjedhje dhe dhembje, pamundësi të këtyre qelizave të funksionojnë siç duhet dhe si pasojë, vdekjen.

Por studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë vënë re se dieta e kalorive të përgjysmuara në fakt e ulte në masë përqindjen e dëmtimit të qelizave të trurit dhe gjithashtu ndihmonte në mbrojtjen e veshjes së tyre të jashtme.

Gjithashtu kjo metodë është vënë re se ka përmirësuar edhe në shtimin e qelizave të reja të shëndetshme në trup.  Sipas rezultateve paraprake bëhet me dije se kjo metodë e ndjekur te një grup i vogël njerëzish të cilët vuanin nga skleroza rezultoi në reduktimin e sëmundjes me 20%.

Gjithashtu, një fakt tjetër interesant është se kjo dietë gjeneron edhe një proteinë, e cila përdoret për të mbrojtur nervat në tru, proteinë që dëmtohet vazhdimisht nga efekti i sklerozës.

“Dietat janë një fushë studimore tepër interesante në ditët e sotme. Shumë sëmundje duket se gjejnë zgjidhje pikërisht tek ato, ndaj ky studim po kthehet në frymëzim për ne për të punuar më fort në këtë aspekt e për të siguruar një zgjidhje natyrale të një sëmundjeje të tmerrshme, siç është skleroza. Shpresojmë t’ia arrijmë”, – është shprehur Nick Rijke, drejtori ekzekutiv i studimit.

Shperndaje