Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Pakësoni sasinë e mishit në meny që të dobësoheni!

Studimi i fundit: Pakësoni sasinë e mishit në meny që të dobësoheni!
October 04
16:49 2016

Kohët e fundit po shohim vazhdimisht që miqtë apo të njohurit tanë po kthehen në vegjetarianë apo veganë. Paçka se kjo mënyrë jetese mund të bëhet për një sërë arsyesh, humbja e peshës së madhe trupore është arsyeja kryesore.

Studimi më i fundit i publikuar në “DailyMail” tregon se personat që kthehen në veganë apo vegjetarianë për të humbur peshë kanë shumë të drejtë, pasi sipas tyre 1000 personat e studiuar kanë humbur shumë kilogramë pasi kanë hequr dorë nga mishi.

Mishi, qoftë ky i kuq, pule apo peshku, përbën 35% të masës së yndyrave dhe kalorive që dikush merr në një ditë. Nëse mbani dietë për një muaj, “mishngrënësit” humbin 0,9 kg kurse ata që kthehen në veganë apo vegjetarianë humbasin dyfishin e masës. Gjithashtu, nëse thjesht hiqni dorë nga mishi dhe vazhdoni mënyrën e ushqimit mund të humbni edhe 2,27 kg në muajin e parë.

“DailyMail” ka publikuar edhe një listë të përqindjeve të peshës që mund të humbni:

 

  1. Pranimi i një stili jetese të shëndetshme: 57%
  2. Konsumi i më pak ushqimi kalorik: 49%
  3. Shmangia e fast food-ve: 32%
  4. Ushtrimet: 27%
  5. Daljet e rralla në restorante: 22% /Blitz.al/
Shperndaje