Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Mosha në të cilën ju nis cikli menstrual tregon jetëgjatësinë tuaj

Studimi i fundit: Mosha në të cilën ju nis cikli menstrual tregon jetëgjatësinë tuaj
July 29
15:17 2016

Ja edhe një arsye tjetër se pse femrave u nevojiten periodat: për të llogaritur se sa gjatë do të jetojnë.

Sipas studimit të ri të kryer nga universiteti i Kalifornisë në San Diego, në një observim të më shumë se 16.000 femrave, është dalë në rezultatin se femrat që u ka nisur cikli menstrual mbi moshën 12 vjeç kanë më tepër gjasë të arrijnë moshën 90-vjeçare.

Gjithashtu, femrat të cilat nisin menopauzën në moshën 50-vjeçare janë më të prirura të arrijnë moshën 90-vjeçare sesa femrat të cilat e nisin më herët.

I vetmi problem është se vajzat që janë përballur me ciklin menstrual më vonë se të tjerët, si dhe kanë hyrë në menopauzë më vonë, janë më të prirura ndaj diabetit se të tjerat.

Udhëheqësi i këtij studimi, Aladdin Shadyab, ka thënë se sigurisht që këto përfundime duan vërtetime të mëtejshme, por ky studim ishte një mënyrë e mirë për të parë më nga afër lidhjen midis moshës dhe ciklit menstrual. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje