Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Kura kundër kancerit gjendet tek ushtrimet dhe dieta

Studimi i fundit: Kura kundër kancerit gjendet tek ushtrimet dhe dieta
June 06
18:11 2016

Është vënë re kohët e fundit që mjekët më të specializuar për sëmundjen e kancerit i këshillojnë pacientët e tyre të ushtrohen fizikisht si dhe të ndjekin një dietë të shëndetshme.

Në fakt, kjo nuk ka mbetur vetëm në stad këshillimi, pasi një grup studiuesish kanë bërë kërkim më të hollësishëm duke dalë në përfundimin se më tepër sesa ilaçet dhe terapitë, ushtrimet dhe dieta e balancuar japin rezultate shumë më efikase në luftën me kancerin. Sidomos te gratë e prekura nga kanceri i gjirit, një shëtitje me hap më të shpejtë se zakonisht vetëm për 25 minuta në ditë ka arritur të depërtojë te rezultatet pozitive të analizave.

Ajo çka studiuesit kanë vënë re është fakti se vetëm një humbje në 5% të masës dhjamore të trupit (që mund të ulet lehtësisht me pak ushtime) rezulton në 20% më pak mundësi nga prekja e kancerit. Këto gjetje duhet të alarmojnë edhe personat që vuajnë nga obeziteti, pasi sipas këtij studimi, ata janë më të ekspozuarit ndaj kancerit. Obeziteti është i lidhur direkt me 10 lloje kanceri.

Drejtuesja e projektit, dr. Melinda Irwin, ka thënë: “Ulja e peshës është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj. Ky është “ilaçi” më i mirë për kurimin e çdo sëmundjeje dhe nuk ka asnjë efekt anësor”. Ajo raportoi gjithashtu se në studim është vënë re se 5000 gra që vuanin nga kanceri i gjirit, kanë ecur me ritëm të shpejtë për rreth 3 orë në javë, duke bërë kështu që 46% e tyre të shërohen pikërisht nga ky aktivitet fizik, që duhet thënë se është mjaft i lehtë për t’u arritur.

Dr. Irwin tha gjithashtu se ajo ishte tejet e emocionuar për këto rezultate dhe është duke parë momentalisht nëse e njëjta lidhje midis aktivitetit fizik dhe kancerit të gjirit ekziston edhe për kancerin e mitrës. Gjithashtu edhe vetë pacientët që kanë marrë pjesë në këtë program të uljes së peshës janë shprehur të kënaqur dhe se do ta vazhdojnë këtë stërvitje në formë rituali përgjatë gjithë jetës.

 

Shperndaje