Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi holandez: Vera dhe kafeja, të mira për zorrët

Studimi holandez: Vera dhe kafeja, të mira për zorrët
May 01
10:19 2016

Nëse deri tani i kemi besuar shprehjes “Një mollë në ditë mban mjekun larg”, studimi i ri i kryer nga disa studiues holandez flet për të njëjtin efekt pozitiv të verës dhe kafes. Pra, një gotë verë ose një filxhan kafe në ditë mund të rrisë diversitetin e baktereve të zorrëve përkundër qumështit apo një diete të lartë me kalori, që ndikojnë në uljen e këtij diversiteti.

Ata shprehen se ka një lidhje të fortë mes shëndetit dhe diversitetit. Sa më i madh të jetë diversiteti, aq më mirë është për shëndetin. Ndryshe nga herët e tjera, ky studim është fokusuar te njerëzit normalë krahasuar me studimet e mëparshme që kishin zgjedhur për të marrë në shqyrtim pacientë me sëmundje te ndryshme. Pas analizimit të mostrave të mbi një mijë pjesëmarrësve u zbulua se përveç kosit, dhallës, frutave që mundësojnë një larmi të madhe të baktereve të zorrës, një rol po aq pozitiv luan konsumimi i kafes dhe verës.

Etiketimet
Shperndaje