Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Qumështi i gjirit i bën më inteligjente foshnjat premature

Studim: Qumështi i gjirit i bën më inteligjente foshnjat premature
August 01
19:58 2016

Studiuesit mbështesin idenë se sa më e madhe sasia e qumështit të nënës, aq më i madh zhvillimi i koeficientit të inteligjencës dhe i vetë trurit të fëmijëve që lindin para kohës së parashikuar.

Shkencëtarët e “Brigham and Woman’s Hospital” kanë publikuar studimin, i cili ka nisur që prej vitit 2001 dhe ka marrë në konsideratë 180 të porsalindur të cilët jetonin brenda inkubatorëve në spitale.

Gjatë 28 ditëve të para, shkencëtarët llogaritën sasinë e qumështit të nënës që fëmijët merrnin duke vëzhguar zhvillimin e trurit në periudhat e mëvonshme deri në 7 vjeç. Nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale ata kanë vëzhguar volumin e disa zonave të trurit, si dhe funksione të tjera, si aftësia e leximit, memoria, përqendrimi, gjuha etj.

Të dhënat e mbledhura vunë në pah faktin se që nga lindja deri në ditën e 28-ë të jetës së fëmijëve të lindur para kohe, sasia e qumështit të nënës solli shumë avantazhe në zhvillimin e trurit.

Sigurisht që studimi është disi i limituar, por gjithsesi bëhet fjalë për një pikë shumë të vlefshme nisjeje për të hyrë në më shumë detaje që mund të sjellin të dhëna të reja.

Ndërkohë, studimi ka për qëllim stimulimin e nënave për të mbështetur idenë e ushqyerjes së fëmijëve me qumështin e gjirit. /Blitz.al/

Shperndaje