Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Peshkaqenët na mësojnë si të kemi buzëqeshjen perfekte

Studim: Peshkaqenët na mësojnë si të kemi buzëqeshjen perfekte
April 14
18:11 2016

Dhëmbët mund të rigjenerohen, ashtu siç ndodh me lëkurën pas një dëmtimi?
Për momentin është ende një ëndërr, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kthehet në realitet.

Duke studiuar dhëmbët e peshkaqenëve, rigjenerimi i të cilëve bëhet vazhdimisht deri në momentet e fundit të jetës, studiues nga Universiteti i Sheffield-it në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se kjo ndodh për shkak të prezencës së një substance dentare te peshkaqenët.

Bëhet fjalë për disa qeliza epiteliale, të cilat edhe njerëzit i kanë në “pasurinë” e tyre gjenetike. Problemi qëndron në faktin se aktiviteti i tyre ezaurohet menjëherë pas etapës së parë të rënies së dhëmbëve.
Sipas shkencëtarëve, mendohet se përforcimi i këtij përbërësi gjatë adoleshencës është i mundur, duke u dhënë kështu mundësinë njerëzve të rigjenerojë dhëmbët sa herë të jetë e nevojshme.
Në fakt, do të arrihej thjesht zgjatja e një fenomeni që ndodh tashmë: zëvendësimi dhëmbëve të qumështit me ata të përhershëm.

Kështu do të arrihej eliminimi i aparateve apo i operacioneve të ndryshme për të pasur një buzëqeshje të bukur edhe në moshë të madhe.

Shperndaje