Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim – Paracetamoli ‘modifikon’ emocionet njerëzore

Studim – Paracetamoli ‘modifikon’ emocionet njerëzore
May 13
09:54 2016

Parcetamoli është një ndër barnat më të përdorur në të gjithë botën, gjendet në qindra mjekime dhe në Mbretërinë e Bashkuar përdoret shpesh për të kuruar dhimbjet kronike.

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se mund të ndikojë shumë në emocionet tona.
Duket se kjo molekulë i ‘dobëson’ emocionet – në veçanti aftësinë tonë për të ndjerë keqardhje për vuajtjen e të tjerëve.

Studiues të “Ohio State University” i kanë dhënë paracetamol disa vullnetarëve, në mënyrë që të vëzhgojnë reagimet e tyre në lidhje me vuajtjen e njerëzve.

“Ky zbulim na dëshmon se dhimbja që përjeton një person tjetër na përfshin më pak!” – shprehet Dominik Mischkoëski, bashkautor i studimit.
“Paracetamoli përveçse ul ndjeshmërinë mund të veprojë edhe si analgjezik.” – shton ai

Autori kryesor i studimit, Geoffrey Druso deklaron:
“Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e di se si emocionet mund të modifikohen duke përdorur paracetamolin. Jo vetëm mund të zbusë dhimbjet, por mund të përdoret edhe si përbërës për të ulur intensitetin e të gjitha emocioneve njerëzore.”

Shperndaje