Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Muzika mund të ndryshojë shijen e birrës

Studim: Muzika mund të ndryshojë shijen e birrës
July 30
15:07 2016

Eksperiencat që përjetojmë influencohen nga faktorë të ndryshëm dhe truri ynë arrin të na “mashtrojë” deri në pikën që të na bëjë të perceptojmë ndryshe edhe shijen e asaj që jemi duke ngrënë apo duke pirë.

Kjo është ideja që mbështesin studiuesit e “Brussels Beer Project”, të cilët kanë eksperimentuar efektet e muzikës mbi shijen e birrës. Rezultatet janë publikuar në studion e quajtur “Music Influences Hedonic and Taste Ratings in Beer”.

Për të arritur në këtë konkluzion, kërkuesit kërkuan pjesëmarrjen e 231 konsumuesve të birrës, që u ndanë në 3 grupe:

– Në grupin e parë u shërbye një birrë pa etiketë dhe pa muzikë.

– Në grupin e dytë u shërbye një birrë me etiketë dhe pa muzikë.

– Në grupin e tretë u shërbye një birrë me etiketë dhe me sfond muzikor.

Në grupin e dytë dhe të tretë pjesëmarrësit mund të shijonin birrën pasi të kishin parë etiketën. Ndërkohë, në grupin e tretë ata u informuan që banda muzikore e kishte shkruar këngën pikërisht për atë birrë.

Të dhënat e mbledhura në vazhdimësi të eksperiencave të përjetuara nga vullnetarët treguan se grupi i tretë, pra ata që e kishin parë etiketën duke dëgjuar këngën, u shprehën se kishin kaluar një eksperiencë më të kënaqshme në krahasim me grupet e tjera.

Nga ana tjetër, personat që e dinin për cilën këngë bëhej fjalë e vlerësuan më shumë birrën. Sipas studiuesve, kënaqësia vizive dhe dëgjimore e etiketës dhe e këngës e pasuruan eksperimentin në nivelin ndijor, duke e përgatitur ndryshe trurin e pjesëmarrësve, të cilët mundën të gëzojnë një shije më të kënaqshme.

Rezultatet flasin vetëm për hapin e parë për studiuesit, të cilët tashmë duan të kuptojnë se si muzika mund të modifikojë jo vetëm sensin e shijes, por edhe procesin nëpërmjet të cilit marrim vendimet, për shembull të kuptojmë nëse muzika mund të na shtyjë të zgjedhim ushqimet më të shëndetshme. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje