Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Marijuana mund të jetë “çelësi” i kurimit të Alzhaimerit

Studim: Marijuana mund të jetë “çelësi” i kurimit të Alzhaimerit
September 19
17:06 2016

Statistikat që lidhen me sëmundjen e Alzhaimerit janë vërtet dëshpëruese.
Sëmundja, e cila kryesisht prek moshat e mëdha, ndikon në aftësitë perceptuese të pacientëve.
1 në 9 persona mbi 65 vjeç është i prekur nga Alzhaimeri dhe mendohet se kostot direkte dhe indirekte të trajtimeve kapin shifrën e 236 miliardë dollarëve.

Vite të shumta studimesh kanë arritur vetëm të ngadalësojnë ritmin e zhvillimit të sëmundjes, për të cilën ende nuk është gjetur kura përfundimtare.

Gjithsesi, një studim i fundit i shkencëtarëve të Institutit “Salk” të Studimeve Biologjike tregon se kura për Alzhaimerin mund të vijë nga marijuana!
Në mënyrë që të mbështesnin teorinë e tyre, studiuesit modifikuan qelizat nervore në mënyrë që të prodhojnë beta-amiloid në nivel të lartë. Më pas ata kuptuan se këto nivele të larta ndikonin në shfaqjen e proteinave pro-inflamatore dhe në vdekjen e qelizave nervore. Humbja e këtyre qelizave nervore është pikënisja e degradimit të gjendjes shëndetësore të pacientëve të Alzhaimerit.

Ky zbulim hap rrugën për zhvillime të reja.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat nervore në tru përmbajnë receptorë që aktivizohen nga disa molekula të njohura si endokanabinoide. Besohet se endokanabinoidet ndihmojnë qelizat në memorie, për të ushqyerit dhe për ndjesinë e dhembjes.

Ndërkohë, marijuana përmban lëndën tetrahidrokanabinol, e njohur ndryshe si THC, e cila është e ngjashme me endokanabionoidet dhe mund të aktivojë të njëjtët receptorë të qelizave nervore.
Në këtë mënyrë, studiuesit parashikuan se prej marijuanës mund të arrihet të ndalohet vdekja e qelizave nervore, gjë që rezultoi e vërtetë nga testet e para.

Gjithsesi, ky rezultat do të duhet të kalojë faza të tjera studimi më të detajuar, por është një informacion shpresëdhënës për të ardhmen. /Blitz.al/

Shperndaje