Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Leucemia akute përmban 11 sëmundje të tjera gjenetike

Studim: Leucemia akute përmban 11 sëmundje të tjera gjenetike
June 10
16:36 2016

Leucemia akute mieloide (AML) është kancer agresiv i gjakut që prek njerëzit e të gjitha moshave. Shkencëtarët kanë zbuluar se AML nuk është një çrregullim i vetëm, por përmban 11 sëmundje të ndryshme gjenetike. Këto ndryshime gjenetike mund të ndihmojnë mjekët për të krijuar trajtimin e duhur sipas llojit të leucemisë, në mënyrë që të mbajë në jetë pacientin.

Hulumtuesit e Trust Sanger Institute kanë bërë një studim me një numër të madh pacientësh me AML. Ata kanë analizuar më shumë se 100 gjene të ndryshme që shkaktojnë leuceminë. Nga ky studim zbuluan se pacientë janë të ndarë në 11 grupe të mëdha, secili me karakteristika gjenetike, të dallueshme klinikisht. Gjithashtu shumica e pacientëve kishin një kombinim të veçantë të ndryshimeve gjenetike dhe kjo shpjegon pse normat e mbijetesës tek pacientët me AML ndryshojnë.

Shkencëtarët parashikojnë nëse pacienti do të shërohet me trajtimin aktual apo ka nevojë për një trajtim më të mirë. Ky informacion sipas tyre është i rëndësishëm për t’u përdorur për hartimin e gjykimeve të reja klinike dhe  për të zhvilluar trajtime të mira për secilin nëntip të AML. Në kontrollin e parë leucemia duket njëlloj tek të gjithë, por pas disa analizave të specializuara kupton ndryshimet dhe arsyen pse disa mbijetojnë dhe disa jo. Shkenca është duke evoluar dhe po bëhen studime të reja për të  kuptuar më mirë llojin e leucemisë dhe për të gjetur trajtimin e duhur.

Etiketimet
Shperndaje