Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Kontakti me natyrën u zgjat jetën femrave

Studim: Kontakti me natyrën u zgjat jetën femrave
April 18
19:32 2016

Jetesa pranë natyrës së gjelbër mund t’i zgjasë jetën femrave.

Në fakt, nuk duket si një lajm i ri, ama bazuar në një studim të fundit të kryer nga “Chan School of Public Health” i Harvardit, femrat amerikane të cilat jetojnë në zona të rrethuara nga lulet apo pyjet kanë një vdekshmëri rreth 12% më të ulët se ato që jetojnë në zonat urbane.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë gjë janë: shëndeti më i mirë mendor, aktiviteti fizik më i shpeshtë dhe ekspozimi më i rrallë ndaj ndotjes së qyteteve.

 Studiuesit kanë marrë informacion mbi 100 mijë femra në harkun e 8 viteve, prej të cilave kanë zbuluar se vdekshmëria nga problemet e frymëmarrjes te banoret e zonave “jeshile” është më e ulët me rreth 34%, ndërsa vdekjet prej sëmundjeve të kancerit 13% më pak.

 “Mbjellja e bimëve ndihmon ambientin në të cilin jetojmë dhe përmirëson klimën. Kjo gjë duhet të nxisë politikanët të marrin sa më shpejt masat për të ndihmuar për një jetë më të shëndetshme”, – shprehet njëri prej studiuesve, Peter James.

Komento
Etiketimet
Shperndaje