Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim – Konsumoni më shumë yndyra për të djegur më shumë kalori

Studim – Konsumoni më shumë yndyra për të djegur më shumë kalori
May 20
13:39 2016

Dikur mendohej se të gjitha kaloritë ishin të njëjta, kurse dieta si ajo “Atkins” nxirrte teorinë se karbohidratet ishin “demonë” për trupin e njeriut. Në fakt, me kalimin e viteve këto ide i bënë njerëzit disi konfuzë.

Për të ndarë faktet rreth ushqimit nga informacionet e gabuara, flet eksperti i ushqimit dr. David Ludvig, i cili sjell dëshmi të cilat tregojnë se trupat tanë i trajtojnë kaloritë e ndryshme në mënyra të ndryshme. Sipas tij, një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë është të hash yndyra.

Studimi i dr. Ludvig për librin e tij “Përherë i uritur?” vëzhgoi 21 të rinj të shëndetshëm me nivel të lartë të BMI-së (niveli i yndyrave bazuar në peshë e gjatësi), e më pas ua uli nivelin e BMI-së me 10%-15%, për t’i ndarë ata në 3 grupe.

Secilit grup iu lejua të merrte të njëjtën sasi kalorish, pavarësisht se grupi i ushqimeve ishte i ndryshëm. Te grupi i parë u panë 20% yndyra bimore, 60% karbohidrate; tek i dyti 60% yndyra dhe te grupi i tretë 40% yndyra, 40% karbohidrate.

Rezultati? Informacionet nga studimi tregojnë se sasia e madhe e yndyrave dhe pak karbohidrate ishte receta më efektive; 325 kalori të djegura nëse ndiqni këtë plan.

“Shpenzimi i energjisë (djegia e kalorive) u ul në dietën me pak yndyra”, – shprehet Dr. Ludvig.

“Në dietën me pak karbohidrate, shpenzimi i energjive në përgjithësi nuk ndryshoi, nuk u ul! Pavarësisht humbjes së peshës, dieta me pak karbohidrate i eliminoi plotësisht efektet negative të humbjes së peshës”.

Ndërsa prej kohësh është thënë se dietat me pak karbohidrate nuk janë të shëndetshme në një periudhë të gjatë kohore, duke përdorur larmishmëri studimi na tregon se të fiksuarit pas kalorive nuk është mënyra më efektive për të humbur peshë e për të qenë i shëndetshëm në mënyrën më të kënaqshme.

“Nëse fokusoheni vetëm në kufizimin e kalorive duke konsumuar ushqimet e gabuara, atëherë do të përfundoni në një betejë me mendjen dhe metabolizmin të cilën me shumë mundësi do ta humbisni”, – shton Ludvig.

 

Komento
Shperndaje