Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim i ri: Virusi Zika, më i rëndë nga sa mendohej. Shkakton një sërë çrregullimesh në tru

Studim i ri: Virusi Zika, më i rëndë nga sa mendohej. Shkakton një sërë çrregullimesh në tru
April 11
09:23 2016

Nga një studim i ri i zhvilluar në Brazil ka rezultuar se virusi Zika mund të shkaktojë një gamë të gjerë çrregullimesh të trurit, shumë më të madh nga sa besohej më parë. Studimi i publikuar të dielën flet për një çrregullim të trurit që mund të çojë deri në paralizë të përkohshme.

Hulumtimi u prezantua ditën e djeshme në konferencën vjetore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në Vankuver. Në përfundim të tij u arrit në konkluzionin se ka dëshmi të forta të pasojave të rënda që shkakton kjo epidemi, më shumë sesa mendohej më parë.

Të gjithë njerëzit mbërritën në spital me ethe, skuqje të lëkurës, kruajtje, dhembje në muskuj dhe nyje – simptoma të njohura të virusit Zika. Pas largimit nga spitali të gjashtë personave të testuar, pesë prej tyre u raportuan për probleme të funksionimit të sistemit nervor, ndërsa i gjashti për probleme me vizionin dhe kujtesën.

Sipas autores së studimit, Dr. Maria Lucia Brito Ferreira, pavarësisht se studimi përfshiu pak të testuar, është dëshmi se virusi mundet të shkaktojë efekte të ndryshme në tru në njerëz të ndryshëm.

Ekspertët e OBSH-së e cilësuan Zikën si një virus që mund të shkaktojë dëmtime në tru te foshnjat, që lindin me formë të parregullt të kokës. Në muajin shkurt, ekspertët e shëndetësisë paralajmëruan se virusi Zika mund të jetë një kërcënim global edhe më i madh se Ebola.

 

Etiketimet
Shperndaje