Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Hemisfera e djathtë e trurit mund të rikuperojë funksionet e hemisferës së majtë

Studim: Hemisfera e djathtë e trurit mund të rikuperojë funksionet e hemisferës së majtë
July 22
14:51 2016

A është e mundur që të rikuperohen “mungesat” e njërës prej hemisferave të trurit?

Sipas një grupi italian studiuesish të Universitetit të Udine-s, po!
Studimi i titulluar “Recovering two languages with the right hemisphere” po bën xhiron e botës. Sipas shkencëtarëve, një djalë italian me origjinë rumune, që zotëronte dy gjuhë, arriti të rikuperonte funksionet njohëse dhe gjuhësore të dëmtuara gjatë një aksidenti rrugor. Kjo gjë u arrit falë një terapie eksperimentale, që bëri që hemisfera e djathtë të rikuperonte mungesat e asaj të majtë që ishte dëmtuar.

Si pasojë e aksidentit, pacienti kishte humbur mundësinë e të folurit apo të të kuptuarit të një gjuhe. Falë një faze rehabilitimi me anë të fizioterapisë, neuropsikologjisë, i riu arriti të rikuperonte jo vetëm përdorimin e gjuhës italiane, por edhe atë rumune.

Realizuesit e këtij eksperimenti shprehen të lumtur pasi një rezultat i tillë mund t’u hapë rrugën studimeve të tjera shumë të rëndësishme për trurin e njeriut.

Shperndaje