Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Gratë duhet të flenë më shumë se burrat, ja pse…

Studim: Gratë duhet të flenë më shumë se burrat, ja pse…
October 20
19:57 2016

Që gratë janë më të afta se burrat për të bërë disa gjëra njëkohësisht, është një fakt i njohur tashmë për të gjithë, por nga universiteti britanik i Loughborough vjen një studim i ri, i cili zbulon disa detaje të tjera.

Duke qenë se gratë mund të bëjnë disa veprime të ndryshme në të njëjtën kohë, ato kanë nevojë të flenë më shumë se burrat. Truri i tyre punon në mënyrë më intensive e për këtë u duhen rreth 20 minuta më shumë gjumë për të rikuperuar në maksimum energjitë.

“Gjatë gjumit, pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për kujtesën dhe gjuhën shkëputet nga shqisat dhe bie në qetësi të plotë”, – shprehet Jim Horne, i cili ka kryer studimin mbi 210 burra e gra të moshës së mesme.

Nëse gratë nuk flenë aq sa duhet, mund të rrezikojnë luhatjet e humorit apo depresionin. Pra, pak më shumë relaks ju bën veçse mirë. /Blitz.al/

Shperndaje