Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Gjurmë kimike në qiell? Rrini të qetë, janë thjesht avuj uji!

Studim: Gjurmë kimike në qiell? Rrini të qetë, janë thjesht avuj uji!
August 17
20:23 2016

Hidhet poshtë teoria konspirative e të ashtuquajturave “gjurmë kimike” në qiell.

Flitet se bëhet fjalë vetëm për gjurmë kondensimi, si rezultat i kondensimit të avujve të ujit dhe ngrirjes së mbetjeve të gazrave të avionëve.
Këtë gjë e ka konfirmuar një studim i Universitetit të Kalifornisë, i publikuar në revistën shkencor “Science Alert”.

Bie poshtë kështu legjenda metropolitane, sipas së cilës industritë e mëdha apo organizata shtetërore hedhin nga qielli, në fshehtësi, lëndë kimike.

“Dëshironim të arrinim një rekord shkencor mbi këtë temë, drejtuar atyre që nuk kanë kuptuar ende se për çfarë bëhet fjalë”, – shprehet Steven Davis, njëri prej studiuesve.

Për të shpjeguar fenomenin, grupi i kërkuesve u ka treguar 4 imazhe mbështetësve të teorisë së gjurmëve kimike, 77 specialistëve të sektorit gjeokimik e atmosferik. 76 prej tyre thanë se nga analizat e tyre nuk gjetën asnjë gjurmë manipulimi, por vetëm të elementit të bariumit, i cili gjithsesi nuk është i rrezikshëm.

“Nëse në qiell shihni më shumë “gjurmë” vitet e fundit është për arsye se është rritur numri i avionëve dhe prej ndryshimeve klimaterike”, – shprehen studiuesit, edhe pse sipas tyre do të jetë e vështirë bindja e atyre që besojnë teorinë e kundërt. /Blitz.al/

Shperndaje