Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Fjetja vonë nuk është aspak e shëndetshme

Studim: Fjetja vonë nuk është aspak e shëndetshme
June 14
19:40 2016

Produktiviteti rritet kur e filloni ditën herët në mëngjes. Njerëzit e suksesshëm zakonisht zgjohen herët dhe e fillojnë rutinën e tyre që në agim.

Por sipas një studimi të ri, zgjimi herët dhe fjetja vonë është një mënyrë e pashëndetshme të jetuari. Njerëzit që flenë vonë nuk kanë ngrënë shëndetshëm gjatë ditës dhe nuk kanë bërë aktivitete fizike.  Në këtë studim kanë marrë pjesë disa të rritur, të cilët kanë fjetur për më shumë se  6 ore dhe kanë ngrënë shëndetshëm.  Nga ky studim është vërtetuar se ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme për të fjetur në orarin e duhur. Gjithashtu, në qoftë se flini vonë rritet rreziku për të fituar më shumë peshë.

Njerëzit që zgjohen herët kanë tendencë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të ndjekur rutinën e përditshme dhe e bëjnë këtë sepse bëjnë një stërvitje në mëngjes. Kurse njerëzit që flenë vonë nuk mund të planifikojnë një rutinë të përditshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje