Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Ejakuloni më shumë! Ul rrezikun e kancerit të prostatës

Studim: Ejakuloni më shumë! Ul rrezikun e kancerit të prostatës
May 02
22:15 2016

Një studim i kryer për një periudhë të gjatë kohore dëshmon se ekziston një lidhje mes zhvillimit të kancerit të prostatës, moshës dhe sasisë së ejakulimit të meshkujve.

Që nga viti 1992, studiuesit vëzhguan 32.000 meshkuj në të 20-at e tyre për ta përfunduar projektin pas 18 vitesh, në vitin 2010. Gjatë këtij projekti thuajse 4000 pjesëmarrës (1/8 e tyre) u diagnostikuan me kancer në prostatë.

Të gjithë iu përgjigjën pyetjeve të cilat lidheshin me shëndetin e tyre seksual dhe numrin e ejakulimeve.

Pas shqyrtimit të rezultateve, këto ishin shifrat përfundimtare:

  • 192 raste të kancerit të prostatës te meshkujt që ejakuluan 3 herë në muaj.
  • 1041 raste te meshkujt që ejakuluan 4 deri në 7 herë në muaj.
  • 1509 raste te meshkujt që ejakuluan 8 deri në 12 herë në muaj.
  • 807 raste te meshkujt që ejakuluan 12 deri në 20 herë në muaj.
  • 208 raste te meshkujt që ejakuluan 21 herë në muaj.

Jennifer Ryder, një prej studiuesve, shprehet se këto shifra kërkojnë një studim më vete për të arritur në rezultate të qarta, duke qenë se pasqyra më lart mund të mos japë një qëndrim të vendosur,  ama ajo që është e sigurt, sipas saj: “Rezultatet e studimit tonë tregojnë se ejakulimi dhe aktiviteti i sigurt seksual gjatë moshës madhore mund të jetë një strategji pozitive në reduktimin e rrezikut të kancerit në prostatë”.

Pra, përpiquni të ejakuloni të paktën 21 herë në muaj gjatë të 20-ave tuaja. Më pas, me kalimin e viteve, “ndihmojeni” veten edhe duke u masturbuar, në mënyrë që të vazhdoni të ulni shanset e sëmundjes.

Shperndaje