Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim – Alarm! Niveli i ulët i biodiversitetit sot, rrezik për jetën e njerëzve

Studim – Alarm! Niveli i ulët i biodiversitetit sot, rrezik për jetën e njerëzve
July 17
10:22 2016

Biodiversiteti i globit ka rënë nën nivelin e rrezikut si shkak i shkatërrimit të habitateve e të shfrytëzimit bujqësor, me pasoja potencialisht shkatërruese edhe për njeriun.

Alarm ky i lëshuar nga një studim i drejtuar nga “University College London”, i publikuar në faqen ‘Science’. Në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së Tokës e cila ‘strehon’ mbi 70% të popullsisë botërore, niveli i humbjes së biodiversitetit është në nivele të tilla sa dëmton aftësinë e ekosistemeve për të mbështetur në të ardhmen edhe vet jetët e njerëzve.

Sipas studiuesve, planeti ynë po humb aq shumë specie shtazore e bimore të cilat rrjedhimisht rrezikojnë njeriun. Shkatërrimi i habitateve natyrale ka reduktuar shumëllojshmërinë e krijesave, deri në pikën sa fenomene natyrale si pllenimi, dekompozimi i mbetjeve, rregullimi i ciklit global të karbonit etj. mund të mos jenë më në gjendje të funksionojnë siç duhet, gjë e cila rrezikon bujqësinë.

Janë më shumë se 240 kulturat bujqësore, disa prej të cilave kanë nevojë patjetër të bletëve e të fluturave, popullsia e të cilave është ulur ndjeshëm në vitet e fundit.

Komento