Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Strijat janë kthyer në një makth për ju? Ja metodat natyrale për t’i luftuar ato…

Strijat janë kthyer në një makth për ju? Ja metodat natyrale për t’i luftuar ato…
April 10
16:37 2018

Gjatë shtatzënisë trupi i vajzave pëson ndryshime, madje shumë prej tyre u krijohen strija. Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të shpejt të peshës ose kur një njeri përjeton çekuilibrim hormonal.

Këto shenja nuk mund të zhduken krejtësisht, por ka disa mënyra si t’i zbehni ato më shpejt.

Në vend që të shpenzoni para për kremra të shtrenjta, luftojini strijat në mënyra natyrore.

Pini shumë ujë, është e rëndësishme të rrini të hidratuara. Nëse ju pini ujë mjaftueshëm lëkura qëndron e butë dhe elastike. Nëse nuk pini ujë, lëkura do të jetë e thatë dhe pritet të jetë më e prirur ndaj strijave, plagëve dhe rrudhave. Duhet të pini 8-9 gota ujë në ditë.

Lyeni vendet e strijave me lëng limoni: Vitamina C nxit zhvillimin e kolagjenit dhe e bën lëkurën tuaj më elastike. Acidi i limonit largon qelizat e vdekura dhe i jep ndriçim lëkurës. Aplikoni lëng limoni tek strijat dhe lëreni të veprojë rreth 10 minuta, më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Përdorni aloe vera: antioksidantët e saj riparojnë qelizat e lëkurës dhe rivendosin indet. Është e pasur me kolagjen që e bën lëkurën tuaj më të butë dhe elastike. Bëni vendet ku keni strija me aloe vera dhe lëreni të veprojë deri në 15 minuta, më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Përdorni vaj kastori: acidi ricinoleik shëron shenjat në lëkurën tuaj dhe ky vaj është përbërësi më i fuqishëm për luftimin e strijave. Është i pasur me acide yndyrore dhe vepron si hidratues. Masazhoni lëkurën tuaj, pastaj mbulojeni për 20-30 minuta me një letër të nxehtë. Më pas aplikoni vajin çdo ditë dhe për një javë do të vini re rezultatet.

Aplikoni vaj kokosi: Masazhoni lëkurën për 2-3 minuta me vaj kokosi, përsëriteni këtë procedurë çdo ditë.

Konsumoni vitaminën A: e gjeni në fruta-perime, vezë, peshk, produkte qumështi dhe mëlçi, ose mund ta merrni nëpërmjet pilulave.

Bëni “scrub” me sheqer: heq qelizat e vdekura nga lëkura dhe nxit qarkullimin e gjakut. Përzieni sheqerin me ujë dhe masazhoni vendet problematike rreth 2-3 minuta, përsëriteni këtë proces 2-3 herë në javë.

Të bardhat e vezëve përmbajnë proteina të cilat ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet. Aplikoni të bardhën e vezës në lëkurë dhe lëreni të thahet, më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Ndiqni këtë procedurë 2-3 herë në ditë për të pasur një rezultat maksimal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje