Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi kronik përhap me të vërtetë kancerin

Stresi kronik përhap me të vërtetë kancerin
March 19
19:25 2016

Studimet tregojnë se stresi kronik përhap me të vërtetë kancerin në trup.
Kur minjtë ekspozohen ndaj sëmundjeve kronike, si stresi i vazhdueshëm, sistemet e tyre limfatike pësojnë ndryshime fizike që e bëjnë më të lehtë përhapjen e kancerit në trup.
Edhe pse studimi nuk është aplikuar ende te njerëzit, mbetet një detaj i rëndësishëm në të kuptuarit se si stresi, që ka qenë prej kohësh i lidhur me përparimin e kancerit, në fakt i ndihmon qelizat e tumorit. Studiuesit kanë gjetur një ilaç për të parandaluar këtë ndodhi dhe aktualisht po e testojnë në gra që vuajnë nga kanceri i gjirit.
Ka dy mënyra që kanceri të përhapet në trupin e njeriut: përmes enëve të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik, i cili është një rrjet i tubave që kullon lëngun nga indet dhe kthehet në gjak. Por sapo del jashtë, mund të formojë tumore dytësore vdekjeprurëse dhe kjo është arsyeja pse mjekët e quajnë të rëndësishëm luftimin e kancerit sa më shpejt të jetë e mundur. Hormonet e stresit mund të rrisin formimin e enëve të gjakut, duke u dhënë qelizave kanceroze rrugët më të mundshme të ikjes, por deri tani nuk është e qartë nëse gjithashtu ndikojnë në sistemin limfatik.
Studiuesit janë duke zhvilluar një studim në Melburn duke përdorur propranolol në një grup të grave me kancer të gjirit dhe shpresojmë të funksionojë, sepse është një mënyrë e lirë dhe e lehtë për të ulur rrezikun e kancerit, çka do të ishte një fitore e madhe.

Shperndaje