Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spitali Amerikan, gjithnjë mbështetës në dhënien e shërbimeve të specializuara për njerëzit në nevojë

October 27
17:50 2016

14650282_1096893363713015_1100838586232671232_n

Të ftuara në emisionin e pasdites në Top Channel, Dr. shk. Iris Allajbeu, shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan dhe znj. Oriela Kosho, drejtore e Marketing & PR në Spitalin Amerikan, u ndalën në sensibilizimin e grave në kuadër të muajit tetor, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe fushatën e thirrjen e vazhdueshme të Spitalit Amerikan mbi kontrollin periodik për të parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen e kancerit.
Në rastin e prezantuar në emisionin e pasdites, znj. Brunilda Alimerkaj, e cila prej disa vitesh vuan nga kanceri i gjirit, ndonëse iu nënshtrua trajtimit tashmë lufton në fazën e dytë të rikuperimit nga sëmundja. Por Brunilda nuk e ka lejuar sëmundjen të triumfojë. “E gjej forcën te vajzat për të jetuar dhe nuk dua që atyre t’u mungojë asgjë”, – është shprehur ajo. Brunilda thekson se nisur nga rastet e tjera, të cilat ka hasur në familjen e saj, mendon se kjo sëmundje është gjenetike dhe shqetësimi i saj më i madh është nëse vajzat e saj do të kenë të njëjtin fat.
Spitali Amerikan, gjithmonë si pjesë të punës së përkushtuar në ndihmë të pacientëve, do të mundësojë ekzaminime, asistencë mjekësore dhe konsulencë të vazhdueshme nga mjekët radiologë specialistë të ekipit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan, ekip i cili ka qenë tejet i angazhuar dhe luan një rol kyç në informimin, diagnostikimin, ndjekjen e mëtejshme me teknologjinë më të avancuar dhe cilësinë maksimale të shërbimit shëndetësor.

download

Spitali Amerikan u ka mundësuar vajzave të znj. Brunilda analizat lidhur me predispozitën gjenetike të shfaqjes së sëmundjes së kancerit nga nëna te fëmija.
Spitali Amerikan, si institucioni shëndetësor më i besuar nga pacientët për shërbimet e tij të specializuara, ka mundësuar asistencën e tij duke vazhduar dhënien e kontributit shëndetësor në ndihmë të grave në nevojë, të cilat vuajnë nga sëmundja e kancerit.

Komento
Shperndaje