Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Puthjes: Ja përfitimet që merrni nga puthja dhe që nuk i dinit…

Sot Dita Ndërkombëtare e Puthjes: Ja përfitimet që merrni nga puthja dhe që nuk i dinit…
July 06
11:30 2016

Nga puthja e mëngjesit deri te puthja e natës së mirë – ky gjest antik përfaqëson një moment afrimiteti shumë të thellë. Në intimitetin e këtij kontakti vjen një këmbim emocionesh, informacionesh dhe… bakteresh!

Sipas një kërkimi të fundit, një puthje që zgjat 10 sekonda mund të transmetojë rreth 80 milionë baktere. Rezultati? Sistemi imunitar forcohet, reduktohet ankthi, përmirësohet vetëvlerësimi.

  • RRIT INTIMITETIN

Sipas një studimi anglez thuhet se janë gjithnjë e më të shumta çiftet që kanë zakon të mos shkëmbejnë më puthje apo përkëdhelje. 25% e të intervistuarve deklaruan se nuk e preferojnë afrimitetin fizik gjatë natës, edhe pse kontakti i trupave forcon lidhjen e çiftit, me efekte pozitive për bashkëpunimin dhe dëshirat. Çiftet që përshëndeten me një puthje para se të largohen nga njëri-tjetri tregojnë nivele më të larta të vetëvlerësimit, të aftësisë për të reaguar ndaj stresit etj.

  • EMOCIONE POZITIVE

Kur puthim, muskujt e fytyrës kontraktohen, duke krijuar kështu një gjimnastikë të vërtetë antirrudhë. Lumturia është një “lifting” për shpirtin, e aftë për ta bërë fytyrën të shkëlqejë. Kjo është arsyeja se pse dukemi ndryshe sa herë ndihemi shumë mirë, më të rinj e vitalë. Emocionet pozitive kanë efektin e një ngarkese elektrike në gjendje të aktivizojë prodhimin e të ashtuquajturve hormone të mirëqenies.

  • EFEKTE RELAKSUESE

Gjatë një puthjeje, organizmi sekreton serotoninë, dopaminë e oksikotinë, prezente edhe gjatë momentit të lindjes. Falë neurotransmetuesve prezentë, puthjet janë antristres. Puthjet qetësojnë ankthin dhe luftojnë dhimbjen e kokës. Pra, një terapi e vërtetë që na dhuron besim, lidhje më të forta. Puthuni më shpesh!

  • SHKËMBIM BAKTERESH

Sipas “Netherlands Organisation for Applied Scientific Research”, rreth 80 milionë baktere shkëmbehen gjatë një puthjeje 10-sekondëshe.
Studiuesit kanë kronometruar puthjet dhe kanë marrë një kampion të pështymës në çiftet pjesëmarrëse në eksperiment. Një pjesëtari të një çifti iu ofrua një pije që përmbante lloje të ndryshme mikroorganizmash: pas puthjes, sasia e baktereve u rrit me 3 herë te të dy partnerët!

  • SHËNDETI I GOJËS

Në gojën e njeriut ekzistojnë rreth 700 lloje bakteresh dhe mbi 100 miliardë mikroorganizma: ky sistem kompleks është në gjendje të tresë e të sintetizojë substancat ushqyese, duke parandaluar rrezikun e infeksioneve e të sëmundjeve. Rekomandohet të evitohet fiksimi për pastërtinë; të puthësh të afërmit, miqtë e partnerin, të përkëdhelësh kafshët na bën mirë për shëndetin. Kur japim një puthje franceze, jo vetëm që përmirësohet mbrojtja imunitare, por bakteret shpërndahen, aq sa mes partnerëve mikroflora orale fillon të ngjajë gjithnjë e më shumë.

Etiketimet
Shperndaje