Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skizofrenia, sëmundja mendore që prek 1 në 100 njerëz

Skizofrenia, sëmundja mendore që prek 1 në 100 njerëz
July 14
19:47 2016

Skizofrenia është një nga sëmundjet më të rënda mendore që prek pothuajse 1 në 100 njerëz. Ajo është përshkruar si një sëmundje psikotike, por simptomat mund të ndryshojnë në çdo person.  Njerëzit që diagnostikohen me skizofreni  përballen me stigmën dhe frikën e gjykimit. Por çfarë është skizofrenia dhe si është të jesh i prekur nga kjo sëmundje?  Ja çfarë kanë thënë disa njerëz që vuajnë nga skizofrenia.

“Halucinacionet janë një pasojë e madhe te njerëzit me skizofreni. Shpesh herë më duket sikur dëgjoj zërat e personave të tjerë në kokën time, që më tregojnë çfarë duhet të bëj. Por në të vërtetë nuk kuptohet asgjë. Këto vizione janë shkatërruese, edhe pse zërat nuk janë gjithmonë të këqij.

Paranojat janë një tjetër simptomë vërtet shqetësuese. Prej halucinacioneve shkaktohen edhe paranojat, ke frikë të bësh një veprim të caktuar.  Edhe kur njerëzit duan të të ndihmojnë, të duket sikur ata do të të bëjnë keq. Fiksohesh për gjëra të cilat në të vërtetë nuk ndodhin, por t’i bëhesh paranojak për çdo gjë që mendon dhe të thuhet”.

Por skizofrenia nuk ju ndalon që të jetoni jetën tuaj. Ju mund të keni miq dhe të dashuroni. Njerëzit që vuajnë nga skizofrenia nuk kanë gjatë gjithë kohës këto simptoma. Për një periudhë kohe, ata janë mirë dhe nuk shkaktojnë asnjë problem por mund të kenë disa momente që shfaqin sëmundjen e tyre. Njerëzit që vuajnë nga skizofrenia duhet të kurohen dhe të ndjekin terapitë që të kenë mundësi për të luftuar këtë sëmundje mendore.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje