Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas studmit, shumica e njerëzve kanë marrë frymë në mënyrë të gabuar gjithë jetën

Sipas studmit, shumica e njerëzve kanë marrë frymë në mënyrë të gabuar gjithë jetën
July 27
14:17 2016

Është ndoshta aktiviteti më i papërfillshëm që bëjnë gjatë ditës – të marrim frymë dhe gjithsesi mbetet më i rëndësishmi për jetën tonë. Por fakti që kjo gjë ndodh instinktivisht na bën të mos i kushtojmë shumë rëndësi faktit nëse jemi duke marrë frymë në mënyrën e duhur apo të gabuar. Shumë prej jush tani që po lexojnë këtë material mund të pyesin veten: “Pse paska mënyrë të gabuar frymëmarrjeje?” Sipas studimit të fundit të universitetit të Kalifornisë, jo vetëm që ka mënyrë të gabuar të të marrit frymë por shumica prej nesh kanë marrë frymë gabim gjithë jetën e tyre.

Mund të keni vënë re që kur jeni të stresuar apo në ankth keni një frymëmarrje më të shpeshtë ndërsa kur jeni të relaksuar keni një frymëmarrje të lehtë. Këto janë gjendje normale të frymëmarrjes ndaj mos u shqetësoni. Por ajo çka duhet t’ju shqetësojë është nëse ju nuk merrni fryme thellë por fusni vetëm pak dhe rrjedhimisht nxirrni pak ajër nga hundët apo goja. Sipas shkencës, frymëmarrja duhet të jetë gjithnjë e ngadaltë dhe e thellë dhe procesi i futjes dhe nxjerrjes së frymëmarrjes nuk duhet të jetë më i shkurtër se 5 sekonda.

Studimi thotë se një arsye kryesore se pse njerëzit marrin frymë gabim është edhe media e stereotipat sociale. Mund të pyesni veten se çfarë lidhje kanë këto më frymëmarrjen dhe me të drejtë. Media dhe shoqëria kanë krijuar disa standarde në të cilat thuhet se barku duhet të jetë i sheshte dhe shpesh njerëzit që nuk e kanë barkun të tillë priren ta thithin artificialisht duke qëndruar drejt, në këtë mënyrë ata nuk kanë mundësi të krijojnë një frymëmarrje të thellë sepse diafragma nuk e lejon këtë gjë.

Nëse kuptuat se ju jeni një nga ata njerëz që kanë marrë frymë gabim gjithë jetën, është mirë që të nisni ta stërvitni veten me frymëmarrje të thellë. Nëse ju ndihmon, provoni të numëroni deri në 5 për gjithë procesin. Sigurisht kjo nuk mund të ndodhë gjithmonë sepse ju mund të jeni të zënë me ndonjë aktivitet por mund ti kushtoni 20 minuta të ditës tuaj kësaj praktike derisa ta mësoni veten të merrni frymë në mënyrën e duhur. /Blitz.al/

 

Shperndaje