Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Simptomat që paralajmërojnë sëmundje të rënda te meshkujt

Simptomat që paralajmërojnë sëmundje të rënda te meshkujt
June 21
17:16 2016

Shumë meshkuj i kalojnë sëmundjet e tyre duke thënë “nuk kanë gjë”. Por ata duhet të dinë se disa simptoma apo sëmundje janë të rrezikshme dhe nuk duhet t’i lënë pas dore. Në qoftë se jeni të shëndetshëm duhet të shkoni minimum një herë në vit për të bërë një vizitë tek mjeku. Në qoftë se ju keni familjarë që kanë vuajtur nga sëmundje të trashëgueshme duhet të shkoni për të bërë ekzaminime çdo 6 muaj. Më poshtë do të gjeni 5 simptoma të cilat nuk duhet t’i lini pas dore, por duhet të konsultoheni me mjekun.

  1. Dhembje shpine

Nëse është një dhembje e muskujve është një çështje serioze sepse kjo mund të tregojë një dëmtim të shtyllës kurrizore, zhvillimin e gurëve në veshka, inflamacione si artriti, infeksione madje edhe kancer, sepse kur kanceri është në metastazë jep dhembje në shpinë. Kur dhembjet e shpinës nuk ikin me kalimin e kohës, ndiheni të mpirë, keni ndjesi shpimi gjilpërash, vështirësi në urinim ose humbje në peshë duhet të konsultoheni me mjekun.

2. Mosfunksionim i penisit

Shumë njerëz mund të kenë probleme gjatë seksit sepse penisi i tyre nuk funksionon. Kjo mund të ndodhë një herë, por në qoftë se është një gjendje e vazhdueshme, duhet të konsultoheni me mjekun sepse mund të jetë një simptomë e sëmundjeve të zemrës, diabetit ose depresionit.

3. Probleme me urinimin

Meshkujt kanë një fshikëz urine shumë aktive, por në qoftë se ju jeni duke urinuar më shpesh se zakonisht konsultohuni me mjekun sepse mund të jenë shenja për kancerin e prostatës ose diabetit.

4. Gërhitja

Gërhitja është një problem për njerëzit që flenë pranë jush, por edhe për ju sepse mund t’ju prishë gjumin në qoftë se e ndjeni. Por në qoftë se vini re se keni gërhitje të ndryshme ju mund të keni probleme me presionin e lartë të gjakut, probleme zemre dhe diabet.

5.Luhatje në peshë

Merrja apo humbja në peshë në një kohë të shkurtër është rezultat i një alergjie, depresioni, problemeve me tiroidet ose kancerit. Për këtë arsye duhet të mbani nën kontroll peshën tuaj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje