Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të merrni 500 kalori më pak

Si të merrni 500 kalori më pak
October 21
19:04 2016

Kalori, kalori, kalori dhe vetëm kalori.

Kjo është fjala që dëgjojmë gati çdo ditë në televizion, në biseda, në kafene, shohim në reklama dhe lexojmë në broshura.

Dhe të gjitha flasin për të humbur kalori, pasi siç thuhet dhe siç është e vërteta, kaloritë janë të dëmshme për shëndetin pasi pengojnë disa nga proceset më jetike për organizmin, përveç mbipeshës.

Pra, doni të dini disa mënyra të thjeshta si të “braktisni” 500 kalori në një ditë?

 

  1. Kafeja e zezë

Në vend të kafesë me qumësht, e cila përmban plot 220 kalori, pini kafe të zezë, që përmban vetëm 2 kalori. Pra, nëse konsumoni 2 kafe në ditë, ju i jepni organizmit rreth 500 kalori ndërsa me kafenë e zezë ju i shtoni vetes thjesht 4 kalori.

 

  1. Bëjini hamburgerët “vegjetarianë”

Edhe nëse jeni të apasionuar pas mishit, mund ta zëvendësoni atë me kërpudha dhe ja ku u bë. Sipas një studimi, konsumi i një hamburgeri me mish do t’ju jepte plot 444 kalori.

Pra, heqja e mishit do t’ju kushtonte 444 kalori më pak në organizëm. E thjeshtë: mirë për trupin tuaj, mirë për trupin e kafshës.

 

  1. Thojuni mirupafshim pijeve të gazuara

Mos e ngrini kanoçen e radhës të Coca Cola-s apo të ujit me gaz sepse do t’i kurseni vetes 200 kalori dhe sigurisht edhe një dhemb të prishur.

 

  1. Ndaloni biftekët

Një mënyrë e mirë për të marrë 700 kalori? Hani një biftek.

Në të vërtetë, një copë normale bifteku përmban plot 1400 kalori, kurse një copë e vogël, që zakonisht shërbehet në restorante përmban 400 kalori. Ndërsa filetoja e pulës ka rreth 450 kalori.

Zgjidhni e merrni ose mos merrni fare.

 

  1. Përtypni çamçakëz kur gatuani

Jo vetëm që do t’ju digjte kaloritë  e tepërta, por do të ndalonte mendjen të zgjidhte ushqimet  më të pasura me yndyra dhe kalori. Gjithashtu, nëse gatuani në shtëpi, do t’i kursenit vetes të paktën 200 kalori, sikundër do t’i shtonit vetes këtë masë nëse do të kishit një drekë apo një darkë jashtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje