Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të hiqni pesticidet nga frutat dhe perimet?

Si të hiqni pesticidet nga frutat dhe perimet?
March 16
21:37 2016

Frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë mund të jenë të mbingarkuara me pesticide dhe kimikate, të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin tonë.

Pesticidet janë të nevojshme për rritjen e produkteve, ndaj përdoren nga fermerët. Por këto  substanca dëmtojnë trupin tonë. Ato shkaktojnë dëmtime në sistemin nervor, ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Këto substanca janë si agjentë kancerogjenë dhe endokrinë.

Për të hequr pesticidet nga frutat dhe perimet duhet t’i lani ato me ujë të bollshëm. Mos i ruani të lara frutat dhe perimet sepse prishen shumë shpejt.

Disa produkte natyrore që eliminojnë pesticidet:

  1. Në një shishe, hidhni dy lugë uthull molle, limon dhe ujë. Spërkatni frutat dhe perimet para se t’i hani.
  2. Në një tas hidhni një filxhan uthull molle dhe tri lugë kripë. Lajini perimet dhe frutat me këtë përzierje 20 minuta para se t’i hani me ujë.
  3. Në një tas hidhni një lugë sodë buke dhe një litër ujë. Futni në të frutat dhe perimet dhe lërini për disa minuta.
Shperndaje