Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ndikon ushqimi mesdhetar në trurin tonë?

Si ndikon ushqimi mesdhetar në trurin tonë?
January 05
12:33 2017

Të ushqehesh me produkte mesdhetare të ndihmon të mbash trurin në formë, sidomos të rriturit.

Në bazë të një studimi të kryer këto 3 vite, personat që kanë konsumuar ushqime mesdhetare kanë më pak  tkurrje të trurit  sesa ata që kanë përdorur ushqime të tjera që nuk i përkasin kuzhinës mesdhetare.

Dieta mesdhetare është e pasur me perime, fruta, vaj ulliri, fasule e drithëra, ka pak peshk, prodhime qumështi, verë, si dhe konsum të limituar të mishit të kuq dhe shpendëve.

Shkencëtarët në Skoci e kanë kryer eksperimentin me 401 njerëz në mosha të mëdha gati 70-vjeçare.

Personat që përqafuan dietën mesdhetare treguan shenja të një truri më në formë dhe me volum më të lartë sesa ata që nuk përdorën këtë ushqim.

“Me moshën truri tkurret dhe ne humbasim qeliza të trurit, çka ndikon te të mësuarit dhe memoria. Ky studim tregon qartazi se si ndikon dieta ushqimore te truri i njeriut në moshë të madhe”,- tha shkencëtari Michelle Luciano nga Universiteti i Edinburgut.

Studimi është publikuar në revistën “Neurologjia”. /Blitz.al/

Shperndaje