Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si është jeta pa vaginë? Jua rrëfen kjo 27-vjeçare…

Si është jeta pa vaginë? Jua rrëfen kjo 27-vjeçare…
April 20
10:06 2016

Njihuni me Joanna Giannouli, vajzën e cila është lindur pa vaginë, pa qafën e mitrës dhe pa mitër.

27-vjeçarja vuan nga sindroma “Rokitansky”, e cila prek 1 në 5000 femra në të gjithë botën.

Edhe pse njerëzit e lindur me këtë sindromë kanë vezore, gjinj dhe anën e jashtme të organit gjenital, vagina e sipërme, një pjesë e mitrës apo edhe qafa e mitrës nuk zhvillohen.

Joanna, ashtu siç ndodh me shumicën e femrave të prekura nga “Rokitansky”, e zbuloi gjendjen e saj në moshën 14-vjeçare. Por vetëm kur ajo ishte 16 vjeç mjekët kuptuan që i mungonte kanali vaginal dhe që në atë kohë filluan të mendonin një zgjidhje se si Joanna të mund të kryente marrëdhënie seksuale në të ardhmen.  Fatmirësisht operacioni doli me sukses.

“Në fakt, të bërit seks më ka shkaktuar shumë dhembje e për këtë më është dashur të bëj vazhdimisht ushtrime vaginale për të zgjeruar perineumin”, – shprehet vajza për BBC.

Ajo që në fakt është më problematike si pasojë e kësaj gjendjeje fizike, sipas Joannas, është ana emocionale.

“Jo të gjithë meshkujt mund t’i kuptojnë kushtet e mia dhe kjo gjë më bën të ndihem keq”, – vazhdon ajo.

E në fakt, 27-vjeçarja vazhdon të rrëfejë se për shkak të përballjes së njerëzve që e rrethonin me sindromën e saj ka rënë pre e ankthit dhe e problemeve psikologjike në jo pak raste.

NovagGirl

Shperndaje