Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si e shkatërron fetusin virusi Zika

Si e shkatërron fetusin virusi Zika
August 25
11:02 2016

...

Një studim ka dokumentuar efektet shkatërruese të virusit Zika në muajt e parë të shtatzënisë dhe sa i dëmshme është ai në zhvillimin e fetusit.

Virusi Zika është një nga viruset më të përhapurit kohët e fundit në botë në gratë shtatzëna.

Nëpërmjet skanimeve në periudha të ndryshme kohore të  trurit të fetusit shfaqen anomalitë që mund të ndodhin tek foshnjat duke shkaktuar mikrocefalinë. Krahasimi nëpërmjet këtyre imazheve se si truri i fetusit duhet të jetë dhe se si ndryshon nën efektin e këtij virusi, tregojnë qartë ndryshimet dhe anomalitë. Megjithatë lindja e foshnjës me kokë normale dhe pa dëmtime nuk do të thotë se truri i tij nuk është i infektuar. Mikrocefalia ëshët një sëmundje që shkaktohet nga disa anomali të ndryshme të trurit dhe me kalimin e kohës numri i nënave shtatzënë të prekura nga ky virus është gjithnjë e më shumë në rritje.  Ky studim ka përfshirë rreth 13 fetuse dhe foshnja të porsalindura  të diagnostikuara me këtë virus dhe rreth 28 fetuse të cilat dyshoheshin se ishin infektuar. Historia e zhvillimit embrional dhe fetusit u  dokumentua  gjatë rrjedhës së shtatzënisë në 39 javë nëpërmjet skanimeve me ultratinguj duke siguruar informacion të zhvillimit të turit. Sipas përfundimeve  n të dy grupet e pjesmarrësve  treguan simptoma ventriculomegale, një gjendje ku mbështjellja e trurit bymehet  më shumë se normalisht . Në setin e fotografive marrë në 36 javë të shtatzënisë figura “b” dhe “d” tregojnë qartë ballin e pjerrët  dhe një përmbajtje  të hollë të palcës kurrizore. Këto deformime çojnë në sy të rrudhosur e zgjerim të kafkës së të porsalindurit.

Të gjitha gratë shtatzëna nëse kanë vizituar gjatë një udhëtimi zona të cilat janë të rrezikshme dhe të njohura për përmbajtjen e këtij virusi duhet të kontrollohen menjëherë tek mjeku dhe të zhvillojnë testet për të monitoruar rritjen e fetusit dhe parandalimin e situatës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje