Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese: Studimi i ri tregon se qelizat e kancerit mund të përhapen nga një specie në tjetrën

Shokuese: Studimi i ri tregon se qelizat e kancerit mund të përhapen nga një specie në tjetrën
June 23
16:45 2016

Disa qeliza të kancerit, të cilat janë gjetur te molusqet dhe midhjet, pasi janë studiuar nga shkencëtarë-biologë, është bërë e ditur se mund të lëvizin lirisht nga njëra specie te tjetra vetëm nëpërmjet ujit.

Ky studim është publikuar në fletoren e “Natyrës dhe sëmundjeve” duke ndezur alarmin te njerëzit se kanceri i trasmetueshëm është tanimë një fenomen i cili duhet trajtuar me shumë seriozitet, sidomos në Kanada dhe Spanjë ku mendohet se ujërat mund të jenë të mbushura me specie që përmbajnë kancer.

Më përpara mendohej se kalimi i kancerit nga një specie te tjetra ishte e pamundur, por tanimë numërohen 6 raste, ku specie të ndryshme e kanë marrë kancerin nga njëra-tjetra. Elizabeth Murchison, që është biologe molekulare në universitetin  “Cambridge”, tregon se jemi përpara faktit se kanceri është “klonuar” duke kaluar nga një kafshë e ujit në tjetrën. Ajo theksoi se nuk është vërtetuar ende nëse kjo do të jetë infektuese edhe tek organizmi i njeriut, por kjo mbetet për t’u verifikuar në vazhdimin e studimit që ata aktualisht po kryejnë duke marrë doza uji nga oqeane dhe dete të ndryshme për t’i provuar në laborator.

 

Shperndaje