Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët: Mos kapërceni çamçakëz. Ja çfarë ju ndodh…

Shkencëtarët: Mos kapërceni çamçakëz. Ja çfarë ju  ndodh…
May 19
18:35 2016

Një nga problemet më shqetësues të ushqimit të fëmijëve është çamçakëzi. Shumë fëmijë, pasi e përtypin atë, e gëlltitin.

Deri tani ishte e pranuar nga të gjithë që kjo ishte e dëmshme për organizmin, por “pse”-në nuk e dinim. Shkencëtarët kanë treguar arsyen se pse gëlltitja e çamçakëzit është e dëmshme për organizmin.

Përveçse dëmton nofullat gjatë përtypjes, çamçakëzi nuk arrin të shpërbëhet tërësisht nga acidet e stomakut dhe mbetet aty. Vetëm një pjesë e vogël e masës së mbledhur arrin të dalë jashtë me anë të jashtëqitjes.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se çamçakëzi “jeton” në organizmin tonë  për rreth 7 vite deri sa del jashtë tij.

Prandaj, herën tjetër që do t’u blini fëmijëve çamçakëza, mendohuni jo dy herë, por edhe tri ose katër herë nëse është nevoja.

Komento
Etiketimet
Shperndaje