Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët këshillojnë: Hani mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si varfanjak

Shkencëtarët këshillojnë: Hani mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si varfanjak
June 22
11:37 2016

Shprehja e vjetër “Hani mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një varfanjak” cilësohet nga shkencëtarët si mënyra më e mirë për të humbur peshë. Nga një përmbledhje e 28 studimeve të kryera është arritur në përfundimin se konsumimi i kalorive deri natën vonë është një armik i trupit.

Studiuesit shprehen se jeta moderne i ka kushtëzuar individët që konsumojnë ushqim në intervale jo të rregullta, çka shkakton probleme me tretjen e ushqimit. Nga studimet e kryera, rezulton se ngrënia e mëngjesit të pasur përmirëson nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar për rënien nga pesha.

Sipas doktoreshës Gerda Pot, sikundër ka një sërë udhëzimesh se çfarë duhet të konsumojmë, ka edhe udhëzime se kur duhet të ushqehemi dhe në këtë rast ka diçka të vërtetë në thënien e sipërpërmendur.

Sipas shkencëtarëve, duhen marrë në konsideratë edhe personat me të cilët ha, përveç rëndësisë të ushqimit që konsumon dhe orarit. Vaktet e rregullta familjare janë një kontribut i vyer për vendosjen e zakoneve të shëndetshme te fëmijët e vegjël dhe adoleshentët.

Komento
Etiketimet
Shperndaje