Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët e Harvardit paralajmërojnë: Mos pini më qumësht që ka pak yndyrë!

Shkencëtarët e Harvardit paralajmërojnë: Mos pini më qumësht që ka pak yndyrë!
October 01
12:04 2016

Produktet e bulmetit mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin tonë sesa mendojmë ne. Ndryshe nga produktet e procesuara, bulmeti, nëse nuk është në standardet e duhura, mund të krijojë probleme serioze në organizëm.

David Ludwig, një shkencëtar nga Universiteti i Harvardit, ka publikuar një studim ku u bën thirrje njerëzve të kenë kujdes nga qumështi industrial që në etiketë tregon përmbajtje të ulët të yndyrës.

Elementi që përdoret për të ulur yndyrën te qumështi bën që të shtohet rreziku ndaj obezitetit, diabetit dhe dhembjeve inflamatore. Gjithsesi, sipas Ludwig, kjo nuk do të thotë që të hiqet totalisht si produkt nga dieta, por së paku të mos konsumoni më tepër se 3 filxhanë  në ditë nga ky lloj qumështi.

Nga ana tjetër, ai tregon se qumështi me yndyrë, nuk do të dëmtojë aspak organizmin. Në fillim ai e vë theksin te fakti që, edhe pse ka yndyrë, kjo e fundit është natyrale (BIO) ndaj dhe më shumë ndihmon organizmin sesa të shkaktojë dëme. Ndërsa për sa u përket sëmundjeve, produktet e bulmetit kanë veti shëruese kur ato konsumohen me yndyrën natyrale që kanë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje