Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sheqeri shkatërron qelizat e trurit

Sheqeri shkatërron qelizat e trurit
April 28
12:54 2016

Konsumi i sheqerit në sasi të mëdha mund të shkaktojë dëmtim të trurit. Deri tani jemi njohur me disa sëmundje që shkaktohen nga konsumi i lartë i sheqerit te dhëmbët, në gjak etj., por shkencëtarët amerikanë thonë se sheqeri ka ndikim të madh edhe në funksionin e trurit.

Sipas një sondazhi nga Instituti i Kalifornisë në Los Anxhelos, fruktoza, një lloj i sheqerit natyral që gjendet në fruta dhe perime, por edhe në pije dhe ëmbëlsira, shkatërron qelizat e trurit dhe çon në zhvillim të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Shkencëtarët kanë bërë eksperimente te minjtë për gjashtë javë, duke u dhënë atyre ujë me fruktozë, një sasi e  barabartë me një litër lëng për njerëzit në ditë. Pas krahasimit të gjendjes mendore së këtyre minjve me disa që nuk kishin konsumuar fruktozën, rezultoi se kujtesa e minjve që konsumuan sheqerin ishte e dëmtuar dhe mjaft e dobët.

Raporti në gazetën britanike “Telegraph” thotë  se për shkencëtarët sheqeri mund të shkaktojë ndryshime në zonën e trurit që kontrollon sjelljen emocionale dhe mënyrën e të mësuarit. Diçka pozitive në testimin e bërë nga amerikanët ishte se Omega-3, substancë që gjendet shumë te peshqit, mund të përmirësojë kushtet dhe të përmirësojë efektin e sheqerit në trup.  Ku fakt u eksperimentua te minjtë dhe rezultati ishte pozitiv, ata nuk kishin dëme si në rastin e sheqerit.

 

Komento