Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sheqeri ndikon në trurin tuaj më shumë se sa mendonit

Sheqeri ndikon në trurin tuaj më shumë se sa mendonit
August 15
19:23 2016

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se truri juaj e merr sheqerin në mënyrë aktive dhe jo pasive, siç mund të keni menduar. Përpara këtij studimi mendohej se truri merrte normën më të lartë të sheqerit nga gjaku sepse nuk kontrollohej nga qelizat nervore. Por, sipas studimit të ri, truri e merr në mënyrë aktive sheqerin, që do të thotë se ka ndikim më shumë në nivelin e dëshirave, metabolizmit dhe urisë.

Komponenti kyç në konsumin e sheqerit janë qeliza gliale, të cilat krijojnë një pengesë në futjen e gjakut në tru dhe në mënyrë selektive lejojnë vetëm substanca të caktuara të gjakut të shkojnë te qelizat nervore. Qelizat gliale ndikohen nga insulina dhe kontrollojnë burimet e energjisë që arrijnë te neuronet në tru.  Këto studime do të jenë thelbësore për avancimin e trajtimit të diabetit, obezitetit dhe problemeve të tjera të sheqerit lidhur me shëndetin.  Kjo mund të shpjegojë edhe arsyen se pse ka qenë e vështirë deri sot për të gjetur ilaçet  e duhura të diabetit./Blitz.al/

Shperndaje