Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është nxehur dhe po kalon temperaturën normale

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është nxehur dhe po kalon temperaturën normale
July 22
12:20 2016

Në sezonin veror, shumë njerëz kanë dëshirë të qëndrojnë nën rrezet e diellit. Por mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën është që të përdorin kremin kundër diellit. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme për lëkurën; përveç djegies ju mund të dehidratoheni dhe temperatura e trupit të rritet. Lexoni shenjat që tregojnë se jeni dehidratuar:

  • Ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurë

Ju ndjeni në lëkurë ndjesi si shpime gjilpërash. Në këto momente tregohet se nxehtësia e trupit tuaj po rritet.

  • Dhembje koke

Dhembja e kokës është një ndër karakteristikat kryesore.

  • Dobësi dhe lodhje

Nëse ndiheni të lodhur, në gjendje ankthi dhe konfuzioni, po ndryshojnë temperaturat e trupit tuaj.

  • Të përziera

Në qoftë se keni të përziera duhet të konsultoheni me mjekun pasi është një ndër shenjat më të rrezikshme.

  • Ndryshimi i rrahjeve të zemrës

Kur trupi juaj ka lëkundje të temperaturës kuptoni që rrahjet e zemrës ndryshojnë. Mund të ndodhë që të ulen dhe të ngrihen shumë shpejt.

  • Marrje mendsh

Ju ndjeni që ju merren mendtë, kjo është një simptomë me të cilën përballemi gjatë stinës të verës.

  • Djersitje e tepruar

Nëse vini re se jeni duke u djersitur shumë duhet të gjeni menjëherë një vend me ajër të kondicionuar sepse temperatura e trupit tuaj është duke u rritur.  /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje