Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjat që ju mund të jeni bipolar

Shenjat që ju mund të jeni bipolar
April 08
14:16 2016

Çrregullimi bipolar nuk është aq i pazakontë sic mund të mendoni. Çrregullimi  bipolar shkakton ndryshime ekstreme në sjelljen e një personi. Ato janë aq të forta  saqë të prekurit nuk janë në gjendje për të patur një ditë normale. Duket se disa njerëz janë të predispozuar gjenetikisht për çrregullimin bipolar i cili është i njohur edhe si Depresioni maniak. Më poshtë shikoni disa prej shenjave të çrregullimit polar.

  1. Nëse një person është jashtëzakonisht i lumtur dhe përjeton ndryshime të mëdha në sjelljen e tij tregon se është duke kaluar një fazë maniake.
  2. Nëse papritur një person është shumë i lumtur dhe kalon në nervozizëm, tregon se vuan nga faza e depresionit. Faza e depresionit karakterizohet nga lodhja, dëshpërimi dhe e qara e tepruar. Depresioni në individë bipolar është ndryshe nga depresioni tradicional.
  3. Gjatë fazës të depresionit disa njerëz kthehen në abuzues të alkoolit dhe drogës.
  4. Kur një individ është në fazën e depresionit largohet nga projektet dhe punët e rëndësishme duke i lënë përgjysëm.
  5. Kur një person shfaq sjellje irracionale përshembull bën blerje të mëdha me karta krediti, le punën pa arsye, bën investime të mëdha pa patur informacion, janë shenja të fazës së maniakut.
  6. Kur dikush nuk arrin të përqëndrohet në atë që duhet të bëjë, mund të quhet i depresionuar.
  7. Kur një person ka çrregullime bipolare ka probleme me gjumin. Kur ndodhet në fazën e maniakut mund të mos jetë në gjendje të flejë  ose mund të fleje shumë orë. Kur është në fazën e depresionit ai ndihet shumë i lodhur dhe nuk ka energji kur zgjohet.
Komento
Etiketimet
Shperndaje