Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shëndeti – Krijohet Aducanumab, antitrupi kundër sëmundjes së Alzhaimerit

Shëndeti –  Krijohet Aducanumab, antitrupi kundër sëmundjes së Alzhaimerit
September 02
18:57 2016

Për momentin numërohen rreth 25 milionë pacientë në mbarë botën, një numër që ka tendencë të trefishohet deri në vitin 2050, duke ecur paralelisht me plakjen e popujve të ndryshëm.
Këto janë të dhëna që tregojnë për emergjencën që paraqet sëmundja e Alzhaimerit, e cila përcaktohet si një epidemi e së ardhmes, pasi edhe për momentin nuk ka një kurë të vërtetë për të.

Gjithsesi, një shpresë lind prej Aducanumab, antitrupit të krijuar nga kërkuesit e kompanisë “Biogen”.

Deri tani një gjë e tillë është testuar te 165 persona, duke treguar efikasitet të lartë në reduktimin e pllakave amiloide – depozitave karakteristike të sëmundjes, të cilat formohen mes neuroneve si pasojë e proteinës beta-amiloide.

Për rreth 1 vit, pacientëve u janë dhënë doza të ndryshme të barnave intravenoze. Krahasimi me një grup kontrolli ka lejuar të vëzhgohet fakti se pllakat amiloide ishin tërhequr. Këtij fakti duket se i është shtuar edhe një ngadalësim i simptomave të sëmundjes.

Kjo fazë e parë e testeve te njerëzit ka shërbyer edhe për të vlerësuar sigurinë e trajtimit, i cili për momentin duket se ka dhënë rezultate të mira.

Gjithsesi, informacionet e marra nga eksperimenti janë ende të reduktuara, për të shpresuar në daljen në treg të Aducanumab.

Shpresohet që së shpejti të kryhen edhe dy fazat e tjera të eksperimentit për të konfirmuar konkluzionet e para. /Blitz.al/

Shperndaje