Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shëndeti – Aprovohet terapia që ‘armatos’ sistemin imunitar kundër leuçemisë

Shëndeti – Aprovohet terapia që ‘armatos’ sistemin imunitar kundër leuçemisë
August 23
16:27 2016

Komisioni Europian ka autorizuar nxjerrjen në treg të terapisë së parë qelizore të bazuar në inxhinierizimin e sistemit imunitar, për të kundërshtuar leuçeminë apo tumorë të tjerë të gjakut.

Ky lloj trajtimi e kishte marrë lejen nga Agjencia Europiane e Medikamenteve që më 24 qershor dhe konsiston në infuzionin e disa qelizave ‘të armatosura’ tek pacienti, të cilat ndihmojnë efektin antileuçemi.

Terapia e quajtur Zalmoxis rrit ndjeshëm probabilitetin e mbijetesës në term afatgjatë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet pacienti në momentin e transplantit.

Mendohet se në Europë janë rreth 1300 personat e prekur nga tumoret e gjakut që ndodhen në rrezik të madh, të cilët çdo vit i nënshtrohen transplantit të palcës apo të qelizave staminale.

Sipas asaj që thotë “Molmed”, agjencia bioteknologjike që ka shpikur terapinë, numri i sipërpërmendur regjistron një rritje vjetore me 30%.  Janë gjithsej 11.000 pacientët të cilëve mund t’u duhet të provojnë transplantin. /Blitz.al/

Shperndaje