Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, kryhet transplanti i parë i penisit në histori

SHBA, kryhet transplanti i parë i penisit në histori
May 16
17:32 2016

Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një burri i është bërë transplant i organit gjenital, pasi penisi i tij i ishte hequr për shkak të një kanceri.

Sipas asaj që raporton “New York Times”, ndërhyrja e veçantë është realizuar në “Massachusetts General Hospital” në Boston.

64-vjeçarit Thomas Manning iu deshën plot 15 orë mes 8 dhe 9 majit për të pasur pjesë të trupit të tij organin e marrë nga një dhurues i vdekur.

“Dua të kthehem ai që isha para pak kohësh”, – deklaroi Manning në një intervistë të dhënë nga dhoma e spitalit, i lumtur që operacioni kishte përfunduar me sukses.

“Për ne bëhet fjalë për një fushë ende të paeksploruar mirë, ama jemi përgjithësisht optimistë”, – shprehet kirurgu plastik Curtis L. Cetrulo.

Pacienti është bërë pjesë e një kirurgjie eksperimentale, e lidhur me një program studimi që ka si qëllim të ndihmojë jo vetëm njerëzit që preken nga kanceri, por edhe veteranë të luftës me gjymtime të ndryshme.

Shperndaje